Samiti për Ukrainën, Mitsotakis nuk vjen në Tiranë! Si do përfaqësohet Greqia

27 Shkurt 2024 | 19:31

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka nuk do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën në Tiranë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, Mitsotakis nuk do të marrë pjesë për shkak të zhvillimeve në çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama për mbështetjen greke për Belerin, të cilat mediat në vendin fqinj i konsiderojnë provokuese.

Në vend të Mitsotakis në Tiranë nuk do të jetë as Giorgio Gerapetriti. Përfaqësimi grek do të ekzistojë në nivel të ulët diplomatik.

Kujtojmë se ditën e nesërme, më 28 shkurt, në të njëjtën ditë me Samitin për Ukrainën të organizuar nga Rama, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) do të vazhdojë procesi ndaj Belerit.

SPAK ka propozuar një dënim prej 2.5 vjet burg për Belerin. Ndërkohë po diskutohet edhe çështja e lejes që Beleri ka kërkuar për t’u betuar në postin që u zgjodh, për të cilën pritet një përgjigje më 19 mars nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026