Sanksione të reja Rusisë, liderët e G7-s synojnë bllokimin e arit rus
Liderët e grupimit G7 ranë dakord të enjten të bllokojnë kapacitetet e Rusisë për të shitur rezervat e arit për të mbështetur valutën e saj, ndërsa u bashkuan në një nismë të re për të penguar përpjekjet e Moskës për t’iu shmangur sanksioneve perëndimore.
Lëvizja u publikua të enjten, kur liderët e vendeve anëtare u takuan në selinë e NATO-s në Bruksel, për të përforcuar ndëshkimin ekonomik ndaj regjimit të presidentit Putin, për pushtimin e Ukrainës.
Ajo vjen në një kohë kur administrata Biden dhe qeveritë evropiane janë fokusuar në forcimin e sanksioneve të vendosura në nisjen e konfliktit dhe në mundësinë për zbatimin e masave shtesë kundër Moskës.
“Krerët e vendeve të G7-s do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të gjymtuar aftësinë e Rusisë për të lëvizur rezervat e saj që synojnë forcimin e ekonomisë ruse dhe financimin e luftës së Putin, përfshirë këtu sanksionimin e çdo transaksioni të Bankës Qendrore të Federatës ruse”, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë në një deklaratë për shtyp.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë