Sanksionet e SHBA, Hungaria do ndihmojë me naftë Serbinë
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, do të qëndrojë në Beograd të mërkurën për të diskutuar për detajet se si Hungaria do ta ndihmojë Serbinë pasi janë ndërprerë dërgesat me naftë të papërpunuar nga Kroacia.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të martën se rafineria e naftës të Industrisë së Natës të Serbisë (NIS), që është në pronësi ruse, do të mbyllet për katër ditë nëse Shtetet e Bashkuara nuk heqin sanksionet ndaj kompanisë, duke rrezikuar furnizimet me karburante para dimrit.
SHBA-ja, e cila ka zbatuar një sërë masash kundër subjekteve të lidhura me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë, vendosi sanksione ndaj rafinerisë muajin e kaluar, duke bërë që Kroacia fqinje të ndërpresë furnizimin me naftë të papërpunuar.
“Serbia është në një situatë të vështirë. Ne hungarezët, sigurisht, do ta ndihmojmë Serbinë, popullin serb dhe ekonominë serbe, dhe sot në Beograd do të diskutojmë detajet e kësaj ndihme”, tha Szijjarto në një video të publikuar në Facebook më 26 nëntor.
Në tetor, Szijjarto deklaroi se kompania hungareze e naftës MOL do të rrisë furnizimet për Serbinë, por nuk dha asnjë detaj për sasinë e furnizimit apo mënyrën e transportit.
Ndërkaq, një tubacion i naftës që lidh Hungarinë dhe Serbinë është në fazën e planifikimit dhe mund të nisë që të plotësojë të gjitha nevojat e Serbisë për naftë të papërpunuar deri në vitin 2028, tha Szijjarto në prill.
Tubacioni pritet të ketë kapacitet për transportin e 4 deri në 5 milionë tonë naftë ruse në Serbi përmes Hungarisë çdo vit, tha ministri i Jashtëm në atë kohë.
Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Hungarisë janë forcuar vitet e fundit dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kanë raporte të mira me Rusinë.
LEXONI GJITHASHTU:
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit