‘Sanksionet kundër Rusisë erdhën me vonesë’, Zelenski kritikon BE-në
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka kritikuar liderët e Bashkimit Europian pasi sipas tij duhet të kishin marrë më shpejt masa kundër Rusisë.
“Ju keni vendosur sanksione. Ne ju jemi mirënjohës për këtë. Këto janë hapa të rëndësishëm, por janë pak vonë”, tha presidenti përmes një video-mesazhi postuar në Telegram.
“Nëse [sanksionet] do të kishin qenë parandaluese, Rusia nuk do të kishte hyrë në luftë. Të paktën, asnjë nuk e di këtë me siguri. Mund të ishte një mundësi”, shtoi ai.
Presidenti ukrainas lëvdoi lëvizjen e Gjermanisë për të ndalur gazsjellësin rus Nord Stream 2, por theksoi sërish se ky vendim mund të ishte marrë më parë.
Nga ana tjetër, ai u ka kërkuar krerëve të unionit që të marrin në konsideratë anëtarësimin e Ukrainës në BE, përpara se të jetë ‘tepër vonë’.
Samiti i BE-së i mbajtur ditën e enjte mblodhi liderët e shteteve të Perëndimit për të diskutuar mbi Ukrainën, një muaj pasi Rusia nisi pushtimin e vendit të saj fqinj.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun