Sanksionohet sërish Irani, DASH njofton bllokadën për 10 iranianë dhe disa kompani
Departamenti Amerikan i Thesarit njofton se janë vendosur sanksione ndaj 10 iranianëve dhe disa kompanive në fushën e teknologjisë në këtë vend.
Në njoftim sqarohet se, një grup aktorësh kibernetikë keqdashës me bazë në Iran, kanë kompromentuar rrjetet e bazuara në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera aleate që të paktën që nga viti 2020.
Këta persona dhe kompani janë të lidhura ngushtë me Gardën Revolucionare të Iranit një strukturë e cila është e lidhur direkt me liderin e Iranit, Ajatullah Khamenei.
Kjo është masa e dytë brenda një jave që departamenti i thesarit vendos sanksione ndaj Iranit.
Pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë autoritete amerikane sanksionuan ministrinë e inteligjencës së këtij vendi dhe drejtuesit të saj Esmail Khatibi.
Sipas DASH ishte faktuar se sulmi ndaj Shqipërisë dhe vendeve të tjera aleate ishte organizuar dhe sponsorizuar nga Irani.
Pas sanksioneve amerikane Shqipëri u godit serish nga një tjetër sulm ku për më shumë se 24 orë sistemi TIMS i vendit nuk punoi.
Autor i këtij sulmi sipas qeverisë ishte sërish Irani.
Si pasojë e këtyre sulmeve qeveria shqiptare ka vendosur prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla