Saraçi: Si hyn dosja McGonigal te lobimi i Bashës në SHBA
Gazetari Romir Saraçi tha në emisionin Review në Euronews Albania se dosja McGonigal mund të jetë një nga arsyet pse jemi në këtë situatë në Shqipëri dhe shumë më e ndërlikuar nga sa pretendon zëdhënësja e PD.
Saraçi e cilësoi një sjellje të ulët refuzimin e Lulzim Bashës për të mos iu përgjigjur gazetarëve të BBC. Ai theksoi se në Shqipëri nuk është mbyllur hetimi për Bashën lidhur me lobimin në SHBA, por është mbyllur procesi me procedurë.
“Është për të qeshur fakti që Basha ka zgjedhur të mos e hapë telefonin për gazetarët e BBC, kjo është një sjellje e ulët. Nuk mund të dyshosh tek serioziteti i BBC. Flasim për një gjigand mediatik që ka kontrolle të jashtëzakonshme. Pse nuk dha një përgjigje Karabina si është e vërteta e 500 mijë dollarëve. Ne vetëm kemi dëgjuar deri tani 4 variante nga Basha, ajo që ne dimë është se janë të njëjtat kompani që përdoren nga Prigozhin, Basha, nga oligarkë rusë për të influencuar për interesa të Moskës perëndimin. Është detyrim i Bashës të tregojë kush nga këto. Në Shqipëri nuk është mbyllur hetimi, por ka mbyllur procesin me procedurë. Sa i përket çështjes McGonigal është pak më e ndërlikuar, ne dimë majën e ajsbergut por nga mediat amerikane mësojmë cilat kanë qenë veprimet e tij në Shqipëri dhe si është përdorur. Mund të jetë një nga ato shkaqet pse jemi në këtë situatë në Shqipëri”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lobimi me para ruse? Grid Rroji: Ja çfarë nuk ka treguar Basha për foton me Trump!
- Apeli i gazetarit: Basha shko dhe ti në SPAK! Bëhu i penduar
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 18:07 Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
- 17:54 Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
- 16:50 Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan
- 16:22 Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës