“Save the Children”: Gati 50% e fëmijëve në Shqipëri po rriten në varfëri

28 Tetor 2021 | 20:10

Një raport i fundit i “Save the Children” thotë se thuajse 20 milionë fëmijë evropianë po përballen me varfërinë.

Edhe pse Bashkimi Evropian konsiderohet si zona më e pasur dhe me barazi në botë, në të gjithë vendet e saj ka fëmijë që vuajnë nga varfëria.

Në Gjermani, një nga vendet më të pasura në botë, 1.4 e fëmijëve po rriten të rrezikuar nga varfëria. Ndërsa në Spanjë dhe Rumani, 1 në 3 fëmijë po jetojnë nën minimumin jetik.

Në Itali përllogaritet se më shumë se 200 mijë fëmijë janë varfëri ekstreme.

Situata është më e rëndë në Ballkanin Perëndimor ku 49.4% e fëmijëve në Shqipëri po rriten në varfëri.

Vendi i dytë me nivelin më të lartë është Bosnje Hercegovina me 30.6% dhe Kosova me 20.7%.

Sipas raportit, fëmijët e minoriteteve etnike janë grupet më të cenueshëm të fëmijëve në këto tre vende.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026