Scholz: Edhe nëse RMV pranon propozimin francez, hyrja në BE s’do jetë e lehtë

11 Korrik 2022 | 10:39

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i është drejtuar Maqedonisë së Veriut me një fjalim, ku tha se vendi tashmë ndodhet pranë një kompromisi që mund t’i garantojë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, 17 vjet pas marrjes së statusit të vendit kandidat.

Në fjalimin e tij, shpërndarë nga ambasada gjermane në Shkup, theksohet se edhe nëse Maqedonia e Veriut do të pranojë propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, anëtarësimi i saj në BE nuk do të jetë i lehtë.

“Dëshiroj të jem i hapur me ju. Edhe pas miratimit të këtij kompromisi, procesi i anëtarësimit në BE nuk do të jetë i lehtë. Pengesa të tjera do të duhet të kapërcehen. Por unë them po ashtu, bashkë do t’i përballojmë detyrat që kemi përpara”, shprehet Scholz.

Këtë të hënë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Verriut, Talat Xhaferi, do të takojë krerët e grupeve parlamentare për të diskutuar mbi propozimin francez.

Gjatë këtyre diskutimeve do të përcaktohet edhe se kur do të zhvillohet seanca plenare për informimin e qeverisë për propozimin e kornizës negociuese për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026