”S’do të ketë pengesë për lirinë e votës”, Ekonomi e cilëson si përgjegjësi kryesimin e listës së PS në Durrës

16 Mars 2021 | 15:04

Milva Ekonomi, kandidatja e renditur e para në listën e Durrësit nën siglën e PS-së, u shpreh në Euronews Albania se është një përgjegjësi e madhe për të ky pozicion në listë.

“Ajo që vihet re në qarkun e Durrësit është që qarku i Durrësit ka pasur më shumë nevojë për përfaqësim sepse u godit edhe nga tërmeti”, u shpreh ministrja e Bujqësisë.

Ndërkohë gazetarja Esmeralda Mulaj i përmendi edhe përgjimet e vitit 2017 për cenimin e votës, ku zonja Ekonomi theksoi se për këtë çështje duhet të flasë drejtësia.

“Unë mendoj që edhe në zgjedhjet e kaluara, qytetarët u lanë të lirë që të shkonin të votonin. Është pikërisht drejtësia ajo që i vë në vend këto gjëra që po mendojmë”, tha zonja Ekonomi.

Ministrja nënvizoi se në zgjedhjet e 25 prillit qytetarët e kanë të qartë sesi do të votojë dhe liria e  votës është një liri themelore dhe ata kanë të drejtë të zgjedhin.

“Nuk ka pengesë për këtë dhe nuk do të ketë pengesë”, u shpreh ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026