“S’e bëra për të përfituar”, Kaçi tregon kush e shtyu të fuste në kurth Safet Gjicin
Alma Kaçi emri i të cilës u lakua shumë nga mediat pas publikimit të video-skandalit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, foli këtë të diel në një lidhje telefonike për emisionin “Review” në Euronews Albania.
Ajo tha se e vërteta është se ajo nuk kishte shkuar në zyrën e Safet Gjicit, për të përfituar tender, por për të demaskuar atë që ndodhte në zyrën ku Gjici kryente funksionin e tij si kryebashkiak. Sipas saj ajo shkoi atje për një emision investigativ.
“Kam shkuar për një emision investigativ. Nuk ka qenë vetëm pjesa e tenderave, por për abuzimin në zyrë. Si e përdorte kryetari zyrën. Tenderi ishte thjesht një fabul. Si mund ta merrja unë tenderin? Unë u pezantova me mbiemër tjetër.
Pasi kisha realizuar qëllimin, unë nuk kisha qëllim as të merrja tender e as projekt. Nuk ishte ky motivi, unë nuk jam shoqatë që të marr tendera”,-tha Alma Kaçi duke pretenduar se akuzat e bëra kundër saj për korrupsion aktiv, janë të padrejta.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përfundojnë hetimet, SPAK çon në Gjykatë Safet Gjicin dhe Alma Kaçi
- Kërkoi masë më të butë sigurie, GJKKO shtyn seancën për Alma Kaçin
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë