‘S’e besoja se kishim plumba për shqiptarë’, i jepet lamtumira Visart Cengut

4 Janar 2023 | 21:25

Visart Cengu, 31-vjeçari i cili mbeti i vrarë në orët e para të së martës në lokalin “Kobra City” në Prizren është përcjellë për në banesën e fundit.

Demir Reshiti, i afërmi i të riut, përmes një postimi në Facebook ka ndarë momente nga ceremonia mortore ku siç thotë morën pjesë qindra qytetarë nga Kukësi dhe Kosova.

Ai ka shpërndarë edhe mesazhin e babait të të riut.

“Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë” u shpreh i ati i Visartit i cili bashkë me vëllezërit e tij i kishte kontribuar luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës!

31-vjeçari nga Kukësi Visar Cengu mbeti i vrarë në orët e para të datës 3 janar në ambientet e lokalit “Kobra City” në Prizren, në pronësi të Dibran Hoxha, i njohur ndryshe në rrjete sociale si “Kobra”, i cili është dhe i dyshuari kryesor i ngjarjes.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026