Seanca e fundit për Presidentin. Haxhiu: Presim dhe disa minuta opozitën para se të shkojmë në zgjedhje
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, në nisjen e seancës së orës 23:00 për zgjedhjen e presidentit ka thënë se edhe në minutat e fundit po presin nëse deputetët e opozitës do të hyjnë në sallë.
Opozita nuk mori pjesë në seanca dhe orari perfundimatar është në orën 00:00
“Po presim nëse deputetët e opozitës do të vijnë, t’i lënë anash barrikadimet. Kjo është arsyeja pse në vazhdimësi kam bërë thirrje që deputetët e opozitës të vijnë këtu”, ka thënë Haxhiu.
Ajo tha se kanë mbetur edhe pak minuta para se vendi të shkojë sërish në zgjedhje..
Gjatë ditës së sotme, seanca nisi fillimisht në orën 10:00, por u shty tri herë radhazi (për në 14:00, 19:00 dhe së fundi në 23:00) me arsyetimin e pritjes së deputetëve të opozitës.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për presidente Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.
Në votimin e parë Rushiti mori 63 vota në raundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë, duke mos arritur kuorumin e nevojshëm.
Në një lëvizje të minutës së fundit gjatë pasdites, kryeministri Albin Kurti i ofroi opozitës LDK-së 15 firma nga LVV-ja për të propozuar një kandidat të tyre, në mënyrë që të krijohet një garë reale. Ai bëri të ditur se Hatixhe Hoxha është e gatshme të tërhiqet për t’i lënë vend kandidatit të LDK-së.
Opozita e cilësoi këtë lëvizje si mashtrim dhe Refuzoi ofertën e Kurtit, duke u shprehur se kjo është tentativë për t’ia mundësuar kandidates së VV-së zgjedhjen dhe për “kapjen e shtetit”.
Arian Tahiri i PDK-së akuzoi Kurtin për “prodhim dramash” dhe shkelje të rendit kushtetues, duke e quajtur procesin joserioz.
Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha nga radhët e AAK në opozitë deklaruan se nuk do të bëhen pjesë e “komplotit” dhe “manipulimit politik”, duke theksuar se zgjidhja do të ishte kandidati i tyre, Ramush Haradinaj, i cili nuk u përkrah.
Kjo është tentativa e fundit e pushtetit për të bindur deputetët e opozitës, veçanërisht ata të LDK-së, që të qëndrojnë në sallë për të siguruar kuorumin e nevojshëm.
Pa praninë e 80 deputetëve në sallë, votimi nuk mund të konsiderohet i vlefshëm. Mundësitë për gjetjen e konsensusit janë deri në orën 00:00.
Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat
Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret