Seanca konstituive në Kosovë, Avokati: Kurti të dorëzojë dorëheqjen në Kuvend
Kryeministri dhe ministrat në detyrë të cilët janë zgjedhur deputetë duhet të reflektojnë dhe të dorëzojnë dorëheqjet te kryesuesi i seancës dhe sekretariati i Kuvendit të Kosovës, thotë avokati Ardian Bajraktari.
Ai thekson se sistemi kushtetues i vendit, nuk lejon që dikush të mbajë në të njëjtën kohë edhe pozitën e deputetit edhe të anëtarit të ekzekutivit.
Deputetët e zgjedhur nuk arritën më 15 prill të miratojnë raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
Partitë që ishin deri më tani në opozitë, kërkuan nga qeveria në detyrë që të ofrojë dorëheqje formale.
Gjatë kohës që mbahej seanca, u publikua letra e Albin Kurtit përmes së cilës e njoftonte kryetarin e Kuvendit se kishte dhënë dorëheqje. Aty thuhej se qeveria ishte në dorëheqje nga dita kur i kishte përfunduar mandati , më 23 mars.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo