Seanca për grabitjen e Rinasit zbulon grevën e urisë në regjimin 41 biss
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca ndaj 8 të pandehurve për grabitjen në aeroportin ndërkombëtarë të Rinasit.
Gjatë zhvillimit të seancës avokati i Eldi dhe Klement Çalës theksoi se dy klientët e tij janë në regjimin e posaçëm 41 biss dhe se nuk ka pasur mundësi që të konsultohet me ta për mbrojtjen. Avokati Elton Hyseni theksoi ata kanë qenë në greve urie dhe se nuk janë njohur me materialin.
Po ashtu avokati theksoi se nuk ju lejohet që në ambientet e regjimit të posaçëm të futet asnjë material dhe se s’ka pasur mundësi konsulte me dy vëllezërit.
Avokati theksoi faktin që duke qenë se Eldi dhe Klement Çala nuk kishin marrë dijeni për mbrojtjen, nuk mund ta relatonte para gjykatës pa folur me ta nëse janë dakord me mbrojtjen.
Në këtë seancë u konfirmua se të pandehurit që janë në regjimin e posaçëm 41 biss kanë qenë në grevë urie. Po ashtu gjatë seancës pati debate nga avokatët e tjerë të cilët kërkuan që mbrojtja të bëhet sipas radhës, por më pas gjykata vendosi se ata duhet që të lexojnë mbrojtjen.
Polica e burgjeve bëri më dije para gjykatës se nuk lejohet që të pandehurve që janë në 41 biss t’u dërgohen dokumente. Mbrojta e përgatitur nga avokati Elton Hyseni u është dhënë për t’u lexuar të dy vëllezërve brenda kafazit të xhamtë.
Nuk është marrë ende një vendim nëse ata do të jenë dakord me mbrojtjen apo do të duan me tepër kohë që të konsultohen me avokatin e tyre.
Vëllezërit Eldi dhe Klement Çala u arrestuan në vitin 2020 pas një megaoperacioni të policisë së shtetit.
Më 9 prill të vitit 2019, një grup personash arritën të marrin një sasi parash që po transportoheshin me blinda nga bankat e nivelit të dytë dhe që kishin për destinacion disa vende europiane.
Pas grabitjes, grupi i maskuar u përplas me armë me Policinë e Shtetit, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, person ky shumë i afërt me Klement Çalën pasi në vitin 2017 në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata grabitën blindat, të cilët po transportonin para drejt Rinasit
LEXONI GJITHASHTU:
Supergrabitja e 9 prillit 2019 në Aeroportin e Rinasit, SPAK merr të pandehur 7 persona
Supergrabitja në Aeroportin e Rinasit, arrestohen pas një viti vëllezërit Çala
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë