Seanca për Kosovën në OKB, Rusia reagon në mbështetje të Serbisë

8 Shkurt 2024 | 12:36

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, tha se seanca e Këshillit të Sigurimit kushtuar Kosovës është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe një hap i rëndësishëm drejt kthimit të çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Ajo seancë e jashtëzakonshme dhe urgjente me kërkesë të Serbisë është një hap i rëndësishëm përpara, drejt asaj që tashmë ka ndodhur – drejt kthimit të çështjes së Kosovës në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Bocan Harchenko.

Ai shtoi se këtë herë ka besuar më shumë se nisma do të kalojë, se do të përkrahet dhe se do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit.

“Tani është ende në plan, por po nisemi nga fakti që duhet të ndodhë”. Meqë ra fjala, nuk është hera e parë që u shfaq iniciativa, kishte iniciativa jo aq të rëndësishme, por të ngjashme që Perëndimi i preu menjëherë -. Ata u nisën nga fakti se kjo temë nuk mund të diskutohet në Këshillin e Sigurimit, por se aty merren me diskutime formale për Kosovën, raportet e UNMIK-ut apo të shefit të misionit në Kosovë, që në parim përbën njëfarë shkëmbimi formal te opinioneve, megjithëse nuk e kundërshtoj kjo është gjithashtu e rëndësishme”, thotë ambasadori rus.

Në kërkesën e dorëzuar, Serbia e përshkruan vendimin e Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa, si vendim të jashtëligjshëm, duke vlerësuar se ai është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”, dhe sipas Beogradit, qëllimi është “spastrimi etnik dhe zhdukja e popullatës serbe”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të...
14:43 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026