Sefa akuza grupimit të Bardhit: Donin t’i dorëzonin partinë Berishës, ja skema
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa, hodhi akuza të forta mbi grupin e Gazment Bardhit, në lidhje me qëndrimet e tyre në Partinë Demokratike.
I ftuar në Euronews Albania, Sefa tha se grupimi i Bardhit kundërshtonte mbajtjen e zgjedhjeve në Partinë Demokratike, pasi plani i tyre ishte që kjo forcë politike t’i dorëzohej pa kushte Sali Berishës.
Sipas tij nëse do të pengohej mbajtja e zgjedhjeve, atëherë planet organizative në PD nuk do të ecnin kurrë dhe partia do t’i dorëzohej pa kushte ish-kryeministrit Berisha, nëse donte që të mbijetonte.
“Ne e kemi dhënë mundësinë gjithë deputetëve që të ishin pjesë e procesit zgjedhor, madje ata kanë qënë të deleguar në zonat përkatëse, kanë qënë pjesë e grupeve të punës. Të drejtë ose edhe detyrim që kanë pasur ndaj Partisë Demokratike që nuk e kanë ushtruar kurrë. Në qoftë se Partia Demokratike do të priste pëlqimin e secilit prej nesh për të ecur me planet organizative të saj, nuk kishte për t’u bërë kurrë. Mbase ky ka qënë edhe qëllimi, që të pengohej, zgjedhja e strukturave të Partisë Demokratike, të pengohej zgjedhjet e organizimit të Partisë Demokratike për të arritur në këtë rezultat që është dorëzimi pa kushte te Sali Berisha. Ky ka qënë objektivi i disa personave aty” – tha Sefa.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kandidati i BF në Kukës: Qytetarët rikthejnë dinjitetin e tyre në vend në 24 shtator
- Kulluri: Vata avantazh për të fituar zgjedhjet në Kukës, të bëjë fushatë pozitive
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë