Sekretari amerikan i Financave refuzon të takojë presidentin e Serbisë

26 Shtator 2025 | 11:50

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi të enjten se takimi i planifikuar me sekretarin amerikan të Financave, Scott Besent, nuk u zhvillua, pasi Besent “papritur kishte një takim tjetër”. Megjithatë, Vuçiç tha se bisedimet vazhduan me zyrtarë të tjerë amerikanë, përfshirë Richard Grenell, përfaqësues special i presidentit amerikan për misione të veçanta, dhe John Jovanović, president i Bankës Amerikane për Eksport-Import (EXIM).

Temë kryesore e diskutimeve ishte dogana prej 35% që SHBA ka vendosur për mallrat serbe. “U fol për këtë çështje, por kjo do të jetë një histori më e gjatë. Shpresoj që do ta zgjidhim me sukses. E shoh që është një proces i zgjatur, por mund të shoh rreze dielli në fund të tunelit, pavarësisht procedurave shumë të ndërlikuara,” tha Vuçiç, i cili ndodhet në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai njoftoi gjithashtu se sanksionet amerikane ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë, të cilat deri tani janë shtyrë gjashtë herë, do të hyjnë në fuqi më 1 tetor.

Kompania më e madhe e naftës në Serbi u përfshi në listën e sanksioneve më 10 janar për shkak të “rrezikut sekondar”, pasi shumica e pronësisë së saj është ruse.

“Ne kemi qenë jashtëzakonisht korrektë ndaj partnerëve rusë dhe partnerëve amerikanë, dhe do të përpiqemi të vazhdojmë të jemi korrektë, por njerëzit duhet të dinë se do të duhet të paguajmë një çmim jashtëzakonisht të lartë,” tha Vuçiçpër mediat serbe në Nju Jork, duke shtuar se Serbia është “dëm kolateral i marrëdhënieve midis amerikanëve dhe rusëve”.

Ai paralajmëroi gjithashtu një periudhë të vështirë, duke thënë se vendi përballet me “një dimër të ashpër”.

Ndërkohë, struktura e pronësisë së NIS-it ka pësuar ndryshime gjatë kohës së fundit. Kompania ruse Gazprom u largua nga pronësia në shtator, ndërsa një pronar i ri u bë kompania Intelidzhens nga Shën Petersburg, e menaxhuar nga Gazprom.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026