Sekretariati i Etikës e përjashtoi 60 ditë nga Kuvendi, reagon Gazment Bardhi
Pasi Sekretariati i Etikës ka vendsour të përjashtojë nga seancat pleanre dhe komisionet parlamentare deputetin Gazment Bardhi dhe 23 kolegëte tjerë të opozitës, kreu i Grupit Parlamentar të PD ka reaguar përmes një postimi në X.
Duke sjellë në vëmendje dënimet me burg ndaj kolegëve të tij të Partisë Demokratike, Bardhi është shprehur se përjashtimi me 60 ditë nga Kuvendi tregon një gjest të ulët e frikacak të kryeministrit Rama.
Deklarata e plotë:
“Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin!
Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës.”
Sekretariati i Etikës ka përjashtuar sot me 60 ditë nga Komisionet Parlamentare dhe seancat plenare, deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati.
Ndërkohë, deputeti Edi Paloka është përjashtuar me 10 ditë nga veprimtaritë parlamentare.
Ndërsa 20 deputetët e tjerë janë përjashtuar më 40 ditë.
Seanca e së hënës zgjati vetëm 13 minuta u ndërpre për shkak të tensioneve të shumta. Deputetët opozitar fillimisht bllokuan foltoren e nisën të gjuajnë me sende të forta në drejtim të kryeparlamentares.
Më pas ata nxorrën karriget jashtë sallës dhe i dogjën në oborr.
Akt ky që u dënua nga mazhoranca.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar