Sekretarja britanike: Putin, përgjegjës për bombardimin në shkollën ukrainase
Sekretarja e Jashtme Britanike, Liz Truss akuzoi forcat e presidentit rus Vladimir Putin për krime lufte, pasi një bombë e lëshuar nga forcat ruse goditi një shkollë në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk këtë të dielë.
Nga ky sulm mbetën të vdekur dy persona dhe 60 të tjerë mund të jenë nën rrënoja.
Truss ditën e sotme ka shkruajtur në një postim në Twitter duke u shprehur se ndihet e tmerruar nga sulmet ruse për ngjarjen e shkollës.
“E tmerruar nga sulmi i fundit i Rusisë në një shkollë në Luhansk, që rezultoi në vdekjen e njerëzve të pafajshëm të strehuar nga bombardimet ruse”, tha ajo.
Ajo shtoi se synimi i infrastrukturës civile përbën krim lufte dhe se ata do të sigurojnë ta kenë nën kontroll regjimin e Putinit.
“Synimi i qëllimshëm i infrastrukturës civile dhe civile përbën krime lufte. Ne do të sigurojmë që regjimi i Putinit të mbahet përgjegjës”, u shpreh Truss.
LEXONI GJITHASHTU
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës