Sekretet e Verstappen
Holandezi flet për dominimin e Red Bull në Kinë: “Patë një fundjavë positive dhe makina dukej sikur fluturonte. Jetoj në konkurencë të vazhdueshme me vetveten për tu përmirësuar. Edhe pas Sprint’it ndërhymë në makinë për të qënë më të shpejtë në garë”
Për Max asnjë nuk është perfekt, madje as ai vetë. Ka gjithmonë diçka për tu përmirësuar dhe kjo është ajo që Red Bull bën si skuadër. Një punë konstante për finesën e cdo detaji. Ky është sekreti pas sukseseve të Red Bull sipas Verstappen, njeriu që po dominon në mënyrë të pandërprerë prej dy sezonesh e 5 garash, botërorin e Formula 1.
Edhe në Kinë, 3 herë kampioni në fuqi bëri një paraqitje që la të kuptohet një superioritet të pakundërshtueshëm. Për të duket gjithcka e thjeshtë aq sa kundërshtarët e kanë të pamundur qoftë edhe ti afrohen. Efekti i asaj që duket nga jashtë quhet perfeksion. Por hollandezi thotë që nëse nga jashtë duket gjithcka e lehtë, nga brenda është çdo gjë ndryshe.

Kur është në kryesim ai tregon se nuk mendon për asgjë tjetër vec se si të shtojë shpejtësinë në pistë, të përmirësojë balancimin dhe të rrisë diferencën me ndjekësit. Për këtë arësye ai nuk ishte i kënaqur me makinën në përfundim të së 1’ës garë Sprint. Verstappen përmend edhe luftën e brendshme që për pak e ndau skuadrën në klane, pro dhe kundër Team Principal, Christian Horner për shkak të sagës së ngacmimeve seksuale.
Për fatin e mirë të të gjithëve, tani nuk ka asnjë gjurmë dhe stafi funksionon si një orë zvicerane. I vetmi gjë që “prishi” festën e kampionëve në fundjavë, ishte vendi i 3’të që Sergio Perez arriti në Shanghai, pas Lando Norris dhe Mclaren.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë