Sektori bankar arrin fitime rekord, 20.8 mld euro në janar-gusht
Fitimi i sektorit bankar po rritet me ritme të shpejta këtë vit. Deri në fund të muajit gusht, ato kanë arkëtuar 20.8 mld lekë, të ardhura këto rreth 90% më të mëdha se 8-mujori i parë i vitit 2022.
Bankat po përjetojnë një periudhë të mirë, teksa shohin që fitimit e tyre po rriten me ritme të shpejta. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë, tregojnë se nga janari në gusht, fitimi neto i sistemit arriti në 20.8 miliardë lekë, me rritje 87% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shifrat e deritanishme tregojnë se fitimi i bankave po rritet përtej ecurisë së vitit të kaluar. Rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në fazën e parë, ashtu siç pritej, ka pasur një ndikim pozitiv në performancën e bankave, duke zgjeruar rezultatin neto nga interesat.
Nga ana tjetër, edhe cilësia e portofolit të kredisë nuk po jep ndikim negativ mbi rezultatin financiar.
Kujtojmë se bankat tregtare për gjithë vitin 2022 arritën fitime rekord, duke arkëtuar 23.8 mld lekë, ose 210 mln euro.
Sipas strukturës, 3 nga 11 banka kanë ndarë 70% të fitimeve vitin e kaluar, ndërsa vihet re se një grup bankash të përmasave të mesme kanë parë rritje të performancës në treg.
LEXONI GJITHASHTU:
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi, shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!