Sekuestrohen 3 kallashnikovë, arrestohet trafikanti i armëve dhe 2 bashkëpunëtorët

5 Mars 2025 | 11:25

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Organizatori”, gjatë të cilit u sekuestruan 3 kallashnikovë, 3320 fishekë, granatë defensive dhe 20 dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan tre persona, përfshirë organizatorin e dy veprimtarive kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe falsifikimit të dokumenteve, si dhe dy bashkëpunëtorët e tij.

“Gjatë operacionit “Organizatori”, në fshatin, Çekin, Gramsh, shërbimet e Policisë iu bënë shenjë ndalimi automjeteve që drejtoheshin nga shtetasit Dh. P. dhe E. C. Nga kontrollet, u gjetën të fshehura në bagazhe, 3 armë zjarri kallashnikovë, 3320 fishekë luftarak dhe 1 granatë, që nga hetimet rezulton se do të trafikoheshin drejt Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet për këtë grup kishin filluar prej katër muajsh dhe dyshohet se këta persona operonin në Elbasan dhe Gramsh, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e individëve të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i plotë i policisë

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe ata të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Elbasanit, pas një hetimi 4-mujor, me metoda speciale, finalizuan operacionin policor të koduar “Organizatori”.

Vihen në pranga 3 shtetas (organizatori i 2 veprimtarive kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe falsifikimit të dokumenteve, si dhe dy bashkëpunëtorët e tij).

Si rezultat i operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Dh. P., 59 vjeç, banues në Elbasan, i cili organizonte trafikimin e armëve drejt RMV-së dhe falsifikimin e dokumenteve.

Gjithashtu, gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. C., 52 vjeç, banues në Gramsh, dhe A. L., 47 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet rezulton se 52-vjeçari, bashkëpunonte me 59-vjeçarin për trafikimin e armëve, ndërsa 47-vjeçari bashkëpunonte me 59-vjeçarin, për falsifikimin e dokumenteve.

Gjatë kontrollit në banesën e 47-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 20 dokumente të dyshuara të falsifikuara (shqiptare, bullgare dhe maqedonase) dhe pajisje që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë operacionit “Organizatori”, në fshatin, Çekin, Gramsh, shërbimet e Policisë iu bënë shenjë ndalimi automjeteve që drejtoheshin nga shtetasit Dh. P. dhe E. C. Nga kontrollet, u gjetën të fshehura në bagazhe, 3 armë zjarri kallashnikovë, 3320 fishekë luftarak dhe 1 granatë, që nga hetimet rezulton se do të trafikoheshin drejt Maqedonisë së Veriut.

Më tej, gjatë hetimeve rezultoi se shtetasi Dh. P., në bashkëpunim me shtetasin A. L., falsifikonin në banesën e këtij të fundit, dokumente të ndryshme (pasaporta, karta identiteti, leje qëndrimi dhe dëshmi aftësish), bullgare dhe maqedonase.

Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026