Sekuestrohen pasuritë e një spanjolli, përfitoi 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar bizneset dhe pasuritë e shtetasit spanjoll Alvaro Romillo Castillo, i dyshuar për pastrim parash në vlerën rreth 30 milionë euro, përmes një skeme me kompani fiktive në disa shtete, përfshirë Shqipërinë.
Sipas hetimeve, ai vepronte në bashkëpunim me babain e tij Domingo Romillo Iriarte dhe partneren Mihaela Munteanu Manole duke krijuar kompani një shtete të ndryshme si Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Dominikane dhe Estonia. Vlera e përfituar përmes kësaj skeme arrin shumën 30 milionë Euro.
Në Shqipëri janë blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me çmime nën vlerën e tregut.
Në kuadër të hetimit janë sekuestruar mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, tre shoqëri tregtare, dy automjete luksoze dhe llogari bankare. Më konkretisht:
1.Pasuria e ndodhur në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 13.66 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Kolia, “Tokë Kullotë”;
2.Pasuria në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 9.5 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Megali-Langadhea, “Tokë Kullotë”;
3.Shoqëria ‘Ëortend’;
4.Shoqëria ‘Ëingëort’;
5.Shoqëria ‘Ëortnova’;
6.Automjeti, Toyota, Land Cruiser;
7.Automjeti Mercedez Benz, AMG G 63; dhe
8.Llogaritë bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë ku mund të ketë llogari aktive bankare.
Çështja pritet të dërgohet në gjykatë për gjykim.

Alvaro Romillo Castillo.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid