Sekuestrohet apartamenti me vlerë 120 mijë euro i të “fortit” në Fier
Një apartament me vlerë 120 000 euro, në pronësi të një 43-vjeçari të dënuar për drogë, është sekuestruar këtë të martë nga policia e Fierit.
43-vjeçari me inicialet J.S., rezulton i dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.
Apartamenti i konfiskuar dyshohet se është përfituar nga ky shtetas në saj të aktivitetit të trafikut të drogës
Policia po vijon punën për të bërë të mundur identifikimin e pasurive të tjera të vënë nga ky shtetas në saj të aktivitetit kriminal.
“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, për konfiskimin e një apartamenti me vlerë 120 000 euro, në pronësi të shtetasit J. S., 43 vjeç, banues në Lushnjë”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër
Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori
Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat
- 10:05 Irani paralajmëron: Nuk do i përmbahemi marrëveshjes me SHBA-në nëse ata nuk zbatojnë rregullat
- 09:59 Izraeli mban zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish!
- 09:54 Bashkimi Evropian diskuton sanksione të reja ndaj Rusisë, shkak sulmet e fundit
- 09:53 Rekord historik për filmin “Michael”, kalon 1 miliard dollarë në arkë
- 09:42 Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër
- 09:38 Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori