Sekuestrohet “Lamborghini Urus” në Tiranë, finalizohet operacioni “Manovra”

1 Tetor 2025 | 10:19

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Manovra”, i fokusuar në gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni, u sekuestrua një automjet luksoz “Lamborghini Urus”, me vlerë rreth 160,000 euro, në pronësi të një 34-vjeçari me precedentë penalë, përfshirë vjedhje përmes përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore.

Shtetasi, i identifikuar si Sahit Shpataj, dyshohet se kishte regjistruar makinën në emër të një kompanie, në pronësi të shtetasit E. D., për të shmangur gjurmimin dhe për të justifikuar vlerën e automjetit.

Si rezultat, për të dy shtetasit janë ngritur akuza dhe janë në vijim hetimet për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera me prejardhje të dyshuar kriminale.

Operacioni u realizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Materialet janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore. Hetimet vazhdojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasada amerikane paralajmëron sërish shtetasit e vet: Protesta e dhunshme mund të përhapet

Ambasada amerikanë në Tiranë ka reagoi sërish pas përplasjeve të shënuara pasditen e së mërkurës gjatë protestës së nisur në Rrugën e Durrësit dhe të...
18:11 | 14/10/2026

Një tjetër efektiv policie paraqitet te Trauma, me lëndime në duar

Një tjetër efektiv policie është shoqëruar në Spitalin e Traumës gjatë zhvillimit të protestës së sotme. Mësohet se efektivi ka pësuar lëndime në duar. Kjo...
18:10 | 14/10/2026

Përfshihet nga flakët pisha te Kryeministria, policia hedh ujë me ngjyrë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)

Vijon të jetë e tensionuar situata në protestën që po mbahet prej disa orësh në Tiranë. Protestuesit janë zhvendosur para Kryeministrisë në drejtim të së...
18:06 | 14/10/2026