Sekuestrohet prona me vlerë 200 mijë euro, u përfitua me kontratë të falsifikuar
Mbi një pasuri me vlerë rreth 200 000 euro në Pogradec, është vendosur një sekuestro preventive, pasi dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale e falsifikimit të dokumenteve, e kryer nga 2 shtetas, A. L., 47 vjeç dhe B. A., 46 vjeç.
Këta 2 shtetas janë në hetim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet një kontrate të falsifikuar, kanë përfituar banesën e një shtetasi tjetër.
Hetimi për rastin ka filluar në vitin 2018. Të dy shtetasit nën hetim, mësohet se i kanë dhënë para me fajde një qytetari nga Pogradeci.
Kur ky i fundit ishte në pamundësi për të shlyer shumën e marrë me fajde, dy personat e vënë nën hetim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar një kontratë, e cila kalonte pronesinë e shtëpisë së borxhliut në emër të tyre.
Nga dokumentat e falsifikuara, si firmat e familjarëve, personat kishin arritur që me vendim gjykate të parë dhe apelit, të fitonin pronësinë e banesës dhe para 5 vitesh arritën që t’i nxjerrin me përmbarues familjarët nga banesa.
Euronews Albania ka siguruar videon, ku shihet pamjet sesi familjarët janë nxjerrë nga banesa në vitin 2017, nga përmbaruesit.
LEXONI GJITHASHTU
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës