Sekuestrohet spitali privat në Tiranë, lekë të padeklaruara dhe produkte të ndaluara
Këtë të martë, Policia e Tiranës ka sekuestruar një spital privat në Tiranë, në Zog të Zi, pasi më datë 4 shtator 2025 është zbuluar se kryheshin krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Bilanci”, është sekuestruar objekti me vlerë rreth 3 milionë euro dhe është vendosur masa “Sekuestro konservative”.
Sipas raportimeve nga policia, është bërë e ditur: “Më datë 04.09.2025, Policia dhe Prokuroria e Tiranës zbuluan se subjekti në zonën e Zogut të Zi, nuk kishte deklaruar fitime me vlerë mbi 1 000 000 euro gjatë periudhës 2024-2025; shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim; në këtë subjekt punonin shtetas të pasiguruar”.
Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera që mund të jenë vënë në dispozicion të këtyre veprimtarive kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJTHASHTU:
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun