Sekuestrohet hoteli në Pogradec, dyshohet se ishte ndërtuar me paratë e drogës

26 Shtator 2025 | 14:52

Prokuroria e Korçës ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit Edri Bulicka dhe familjarëve të tij, pas dyshimeve se të ardhurat e krijuara nga këta persona vijnë nga aktiviteti kriminal.

Pas një hetimi disa-vjeçar mbi një procedim penal të nisur në vitin 2022, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Prokuroria ka konstatuar se shtetasi Bulicka ka investuar të ardhurat e përfituara nga trafiku i narkotikëve në Itali dhe Spanjë në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të tij dhe familjarëve të tij.

Hetimet rrëzuan pretendimet e shtetasit në fjalë se punonte si kamarier në fshatin Udënisht, të Pogradecit. Sipas organit të akuzës ai nuk ka qenë i punësuar në këtë subjekt. Po ashtu, nëna e tij, shtetasja E.B., ka regjistruar një aktivitet tregtar me emërtimin “Shitje online” që nga dhjetori 2021, i cili rezulton të jetë i ushtruar nga adresa e shtëpisë.

Transaksionet bankare të kryera nga këta shtetas gjatë viteve janë në vlera të konsiderueshme në lekë dhe valutë të huaj, për të cilat nuk justifikohet burimi i krijimit.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:

Pasuri të paluajtshme:

  • RICH HOTEL në qytetin e Pogradecit, sipërfaqe 152.5 m², në emër të E.B. dhe E.B.
  • Truall 965 m², në pronësi të E.B.
  • Truall dhe apartamente në pronësi të shtetasve E.B., E.B. dhe E.S.

Subjekte tregtare:

  • “Rich Hotel” sh.p.k., Bar Hotel, ortak dhe administrator E.B.
  • Person Fizik E.B., me aktivitet shitblerje automjetesh, import-export dhe shërbim parkingu
  • Person Fizik E.B., me aktivitet servis makinash dhe dhënie me qira

Pasuri të luajtshme:

  • Automjete të markave Mini Cooper, Ford, Daimler Chrysler, Mercedes Benz dhe Audi në pronësi të shtetasve E.B. dhe D.D.

Prokuroria ka vendosur masën e sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi të gjitha pasuritë dhe subjektet e përmendura, në përputhje me nenin 274, pika 1 dhe 2 të Kodit të Procedurës Penale, duke synuar parandalimin e përdorimit të këtyre pasurive të fituara nga veprimtaria kriminale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik. Ndërhyn policia (VIDEO)

Pak para nisjes zyrtare të protestës para Kuvendit janë shënuar incidentet e para mes disa qytetarëve dhe forcave të sigurisë. Disa protestues janë afruar pranë...
08:53 | 23/07/2026

PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi këtë të enjte i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi,...
08:43 | 23/07/2026

Protestë para Kuvendit, qytetarët marshojnë drejt Parlamentit. 500 forca policie në gatishmëri

Ashtu siç është paralajmëruar ditë më parë, protesta e kësaj të enjteje po zhvillohet paralelisht me seancën plenare në Kuvend. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur...
08:42 | 23/07/2026