Selami Xhepa analizon ‘retorikën e qeverisë mbi tatimin e të pasurve’

1 Nëntor 2021 | 21:42

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa thotë se politikat fiskale të qeverisë së Partisë Socialiste nuk janë progresive për tatimin e të pasurve. Përkundrazi, ai thotë se të pasurit paguajnë më pak se sa njerëzit e punës.

Selami Xhepa tha se e gjitha është retorikë politike duke vendosur taksa më të larta për rrogat mbi 200 mijë lekë të reja, por shtoi se të pasurit nuk marrin rroga, por vjen fitimet në mënyra të tjera.

“60% e të punësuar nuk do të pagunë taksa fare dhe e gjithë barra fiskale bie mbi 40% që do të tatohet. Individët me të ardhura të mesme do të tatohen më pak, është futur një normë e re tatimore 6.5% për kufirin 400 deri në 500. Kushdo që merr rrogë deri në 500 mijë lekë paguan vetëm 65 mijë lekë tatim dhe nuk paguan më”, u shpreh ai.

“Gjithë barra tatimore shkon tek ata që paguhen mbi 2 milionë. Retorika e kësaj është që po tatojmë të pasurit. Unë nuk di që të pasurit marrin rrogë, të pasurit marrin divident, marrin fitim kapital, marrin çdo gjë por jo rrogë.  Rrogat i marrin ata që punojnë, intelektualët, njerëzit e punës. Është retorikë politike që po tatojmë të pasurit. Jo, po tatojmë njerëzit e dijes, ata që marrin rroga të larta. Për principin e majtë, duhej të tatohej kapitali progresivisisht se po tatohet vetëm puna. duhet të vendosim principet”, përfundoi Xhepa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026