‘S’ka monitorimi në kohë reale’, eksperti: Ja sa kushton një foto nga satelitët
Eksperti i IT, Besmir Semanaj tha në emisionin Review në Euronews Albania se dy satelitë nuk i mjaftojnë Shqipërisë për të kontrolluar territorin.
Semanaj u shpreh se monitorimi i kufijve dhe territorit në kohë reale është thjesht një gënjeshtër, pasi nga këta satelitë mund të kemi vetëm të dhënë njëherë në 7 orë.
“Nuk na dalin dy satelitë për të kontrolluar territorin. Monitorimi i kufijve dhe territorit në kohë reale është thjeshtë një gënjeshtër, mund të kemi vetëm të dhënë njëherë në 7 orë. Nuk kemi pse paguajmë për shërbime që mund ti kemi pa pagesë ose me kosto më të ulët. Monitorimin e trafikut e ofron Google me pagesë shumë më të ulët. Ndërsa monitorimi i hashashit mund të bëhet lirisht përmes dronëve që ka blerë qeveria. Ato miliona euro janë përdorur për marketing, Shqipëria është projekti më i madh i kësaj kompanie”, tha Semanaj.
Sipas tij, çmimet për shërbimet që kjo kompani ofron nga flota e satelitëve të saj për fotografimin e territorit me një rezolucion deri 70 cm kushton 3 dollarë më km katrorë.
“Pra një fotografik nga kjo kompani kushton 84 mijë euro. Nëse do kishim çdo muaj nga një shkon dikur tek 1 mln euro. Nuk besoj se dy satelitë brenda 2 muajve do arrinin të filmonin gjithë territorin tonë”, tha Semanaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda