Senati italian miratoi marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë, Balla: Historike

5 Mars 2025 | 16:06

Senati italian ka miratuar me 129 vota marrëveshjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, një marrëveshje që kishte kaluar më herët edhe në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, e ka cilësuar këtë moment si një ditë historike, të rëndësishme për 500 mijë bashkatdhetarë shqiptarë që përfitojnë nga kjo marrëveshje, dhe për familjarët e tyre.

Marrëveshja u mbështet edhe gajtë diskutimeve nga senatorët italianë.

“Këta punëtorë që punojnë ndoshta dhe punë që ne nuk i bëjmë duhet të kenë të drejta, jo të trajtohen si Seria B,” tha Tino Magni, Misto AVS.

Relatori Bruno Marton nga “5 Stelle”, argumentoi votën pro duke i quajtur shqiptarët vëllezër.

Senatorët italianë vlerësuan edhe mundin dhe kontributin e shqiptarëve në Itali, integrimin në shoqëri që prej mbërritjes në brigjet e Barit. Ata vlerësuan rritjen e ekonomisë shqiptare që u mundësoi sipërmarrësve italianë të punojnë përtej Adriatikut.

“Marrëveshje të tilla janë të mirëpritura dhe vulosin miqësi të forta,” deklaroi Ivan Scalfarotto, i Italia Viva-Il Centro Reneë Europe.

Marrëveshja për sigurimet shoqërore midis Shqipërisë dhe Italisë, e cila është nënshkruar më 6 shkurt 2024, pas 13 vitesh negociata, parashikon trajtim të barabartë për shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri, duke u mundësuar atyre përfitime nga pensionet, sigurimi i papunësisë, përfitimet për sëmundje dhe shtatzëni.

Marrëveshja, e cila hyn në fuqi pas ratifikimit nga të dyja vendet, do të zbatohet sipas një marrëveshjeje administrative specifike.

“Prej këtij momenti, pas firmosjes nga presidenti Mattarella, marrëveshja tanimë hyn në fuqi dhe do të fillojë menjëherë zbatimi i saj nga të dyja qeveritë, qeveria e Republikës së Italisë dhe qeveria e Republikës së Shqipërisë. Kjo është një ditë e rëndësishme e finalizimit të një pune shumëvjeçare sa i përket materializimit të kësaj marrëveshjeje, ndaj dua t’ju dërgoj një përqafim të gjithë bashkatdhetarëve tanë këtu në Itali duke i falënderuar,” deklaroi Balla.

Koordinimi i sigurimeve garanton që personat të cilët kanë punuar në të dyja shtetet mund të bashkojnë periudhat e sigurimeve për të marrë pensione.

Negociatat nisën në 2010 dhe përfshinë takime të shumta ndërmjet qeverive të të dy vendeve, me vonesa për shkak të pandemisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026