Senatorja amerikane kërkon rivendosjen e sanksioneve ndaj Dodik, Trump të tërhiqet
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ka bërë thirrje për rivendosjen e sanksioneve ndaj Dodik.
Përmes një deklarate, Shaheen shprehu pakënaqësi në lidhje me vendimin e administratës së Presidentit Donald Trump për të hequr sanksionet ndaj udhëheqësit të Republika Srpska, Milorad Dodik.
“Administrata Trump duhet të turpërohet nga vendimi i saj për të hequr udhëheqësin e Republika Srpska, Milorad Dodik nga sanksionet e SHBAS-së tetorin e kaluar”, tha Shaheen.
“Dodik ka përdorur retorikë separatiste dhe ka minuar integritetin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, gjë që bie ndesh me justifikimin e Administratës për të hequr Dodik dhe miqtë e tij nga lista në fund të vitit të kaluar”, shtoi ajo.
“Vizita e Dodik në Uashington e ka bërë shumë të qartë se ai nuk është i interesuar të vendosë interesat e të gjithë boshnjakëve përpara interesave të tij politike”, vijoi senatorja më tej.
“Administrata Trump duhet të veprojë shpejt për të rivendosur sanksionet ndaj Dodik sipas sanksioneve të detyrueshme që unë sigurova në aktin më të fundit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare”, tha Shaheen.
Administrata amerikane vendosi sanksione ndaj Dodikut në vitin 2017, për shkak të veprimeve që u konsideruan si kërcënim për stabilitetin e Bosnje dhe Hercegovinës dhe si shkelje e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve