Separatistët pro rusë në Donetsk dënojnë me vdekje 2 britanikë e 1 maroken
Separatistët pro rusë në Donetsk treguan forcën e tyre duke dënuar me vdekje dy ushtarë britanikë dhe një maroken, pjesë e ushtrisë ukrainase të akuzuar si mercenarë.
Në këto imazhe , të regjistruara nën kontrollin e rreptë të autoriteteve vendase, të akuzuarit dukeshin të dorëzuar përpara fatit të tyre.
“Unë shpresoja se dënimi do të ishte shumë më i drejtë duke gjykuar rrethanat në të cilat ndihmova hetimin dhe gjithashtu sepse u dorëzova në Republikën Popullore të Donetsk. Do të doja të ishte ndryshe, por Zoti do të jetë ai që do të më gjykojë kur të vijë koha, U SHPREH Aiden një nga ushtarët britanikë të dënuar
Disa burime raportojnë se gjyqi ku të dënuarit kishin shumë pak kontakte me përkthyesin ishte një akt propagande.
“Ky ka qenë vërtet një gjyq i shtirur . Ne nuk duhet t’i japim asnjë kredibilitet. Ata u kapën nga forcat ruse në Mariupol dhe ata duhet të trajtohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Gjenevës, e cila sigurisht që përjashton gjyqet e shtitura , u shpreh deputeti konservator Robert Jenrick
Ky vendim i cili pritet të apelohet vendos nën presion fuqitë perëndimore të cilat mbështesin Ukrainën.
Është po ashtu një sinjal për ushtarët ukrainas të cilët sikundër tre të dënuarit u dorëzohen trupave separatiste me shpresën e një gjyqi të drejtë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit