“Serbët e pasur në diasporë kundër Vuçiç”, analisti tregon rolin e grupit të Vienës

29 Qershor 2025 | 21:41

Analisti Indrit Vokshi foli në “NOW” në Euronews Albania në lidhje me protestat e fundjavës në Serbi, ndërsa tregoi ndikimin e diasporës serbe, veçanërisht të një grupi personash të pasur me bazë në Vjenë të Austrisë.

Ai tha se serbët e pasur që jetojnë në diasporë janë kundër Vuçiçit dhe po ndikojnë me influencën e tyre ekonomike që në Serbi të ketë ndryshime politike.

“Diaspora serbe, njerëzit e pasur të Serbisë, rrinë përgjithësisht në Vjenë të Austrisë dhe duke qëndruar në Vjenë, e duke pasur lidhjet e tyre ekonomike, me biznesin dhe bankat evropiane, janë pjesë e sferës së influencës ekonomike dhe politike të botës perëndimore. Sigurisht që ka gjasa që të kërkojnë që, nëpërmjet fuqisë dhe rrjetit të tyre, të ndikojnë ndryshime politike në Serbi. Serbia gjendet fizikisht brenda Evropës dhe e rrethuar me vende të NATO-s, pavarësisht se mund të gjendet mendërisht dhe shpirtërisht me atë që quhet bota sllave, ose kërkon atë të ashtuquajturën ‘nënë Rusi’. Por e ka të pamundur tani që të ketë një bashkëpunim, pasi nuk jemi në kushtet e një lufte evropiane. Serbia gjithmonë ka shfrytëzuar luftën evropiane për t’u zgjeruar në kufi dhe për të arritur aspiratat e veta imperialiste në Ballkan,” tha analisti Vokshi.

Kujtojmë se të shtunën në mbrëmje, Policia serbe u përplas me protestuesit antiqeveritarë që kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe përfundimin e sundimit 12-vjeçar të presidentit Vuçiç.

Godinat qeveritare u rrethuan me policë, ndërsa turma mbështetësish pro-Vuçiç ishte mbledhur paralelisht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

As pro as kundër! BE-ja refuzon të mbajë qëndrim në debatin për kondicionerin mes valës brutale të të nxehtit

Ndërsa kondicionimi i ajrit bëhet objekt debatesh politike, Komisioni Evropian po vepron me kujdes për të mbajtur një qëndrim neutral. Mes temperaturave rekord, Komisioni Evropian...
17:25 | 29/06/2026

Ish-shefi i NATO-s: Ka dallime mes SHBA dhe Evropës por aleanca mbetet e fortë

Pak para samitit të NATO-s në Ankara në korrik, zëra nga Evropa po bëjnë thirrje gjithnjë e më shumë për unitet më të madh brenda...
16:18 | 29/06/2026

BE vendos tarifë doganore prej 3 eurosh për pakot e vogla, qëllim për të frenuar importet e lira kineze

Komisioni Evropian po përgatitet të vendosë një taksë doganore mbi pakot e vogla në një përpjekje për të frenuar importet e lira kineze. Konsumatorët kanë qenë...
15:56 | 29/06/2026