Serbët marshojnë në mbështetje të Rusisë
Qytetarët serbë janë mbledhur për të marshuar në mbështetje të Rusisë dhe Vladimir Putinit.
Tubimi i të premtes erdhi pasi Serbia votoi për të përjashtuar Rusinë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Qindra persona të mbledhur në Beograd mbanin në duar foto të presidentit rus dhe kishin veshur bluza me shkronjën Z, simboli i pushtimit rus të Ukrainës.
Serbia mbetet i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, por grupet e krahut të djathtë janë të zemëruar që Beogradi po minon Moskën ndërkombëtarisht.
Mediat lokale raportuan se protestuesit ndezën flakadanë jashtë zyrës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe vendosën një flamur rus në ndërtesën e presidencës.
Protesta të ngjashme janë mbajtur në të gjithë Serbinë që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë. Shumë serbë janë besnikë ndaj Rusisë, duke besuar se Moska u provokua nga Perëndimi për të nisur pushtimin.
Ndjenjat antiperëndimore në Serbi burojnë nga një fushatë bombarduese e NATO-s në vitin 1999 që e detyroi Beogradin të hiqte dorë nga kontrolli i provincës së Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti