Serbët miting madhështor në Kumanovë, gazetari: Bota serbe po forcohet edhe në RMV

22 Maj 2026 | 21:34

Gazetari nga RMV, Blerim Hyseni, komentoi në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania mitingun që serbët kanë planifikuar të organizojnë nesër në Kumanovë.

Hyseni tha se në RMV, në 2 vitet e fundit, është instaluar një pushtet që është shumë afër Serbisë. Sipas tij, me këtë miting, serbët po u japin një mesazh shqiptarëve të RMV se bota serbe po forcohet edhe këtu.

“Në Maqedoni, në 2 vitet e fundit, është instaluar një pushtet që asnjëherë nuk ka qenë më afër pushtetit serb. Me një plumb lanë të vrarë 2 veta. Zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit kanë bërë një politikan serb që është i njohur për lidhjet me Serbinë. Stojkoviç njihet për afërsinë e tij me Serbinë dhe Rusinë dhe strukturat e tyre të sigurisë. Figura e tij është e njohur. Emërimi i tij si zëvendëskryeministër ishte një provokim i hapur ndaj shqiptarëve në RMV. Nëpërmjet Kosovës, shqiptarëve në RMV u jepet sinjali se bota serbe është zgjeruar edhe në RMV. Me bishtnimi që po u bëhet të drejtave të shqiptarëve…serbët po kërkojnë të na sinjalizojnë se bota serbe po forcohet”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026