Serbi| Policia bastis organizatat e shoqërisë civile të financuara nga USAID

25 Shkurt 2025 | 16:17

Policia serbe bastisi këtë të martë zyrat e të paktën katër organizatave të shoqërisë civile si pjesë e një hetimi mbi dyshimet për keqpërdorim të fondeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) në Serbi.

Ky veprim vjen pasi administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ngriu në janar fondet e kësaj organizate për 90 ditë dhe që atëherë ka ndërmarrë hapa për ta shpërbërë agjencinë e ndihmave, duke shkarkuar mbi një mijë punonjës të saj.

Prokurori i Shtetit Nenad Stefanoviç tha se Serbia ka kërkuar informacione nga Departamenti amerikan i Drejtësisë mbi dyshimet për keqpërdorim të fondeve të USAID-it dhe pastrim parash në Serbi, duke iu referuar deklaratave të Presidentit Trump, Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, miliarderit Elon Musk si dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë pas vendimit për ngrirjen e fondeve të USAID-it.

Departamenti i posaçëm kundër korrupsionit ka kërkuar nga policia “të mbledhë të gjitha të dhënat e zbulimit për të verifikuar informacionin dhe për të mbledhur prova mbi shpenzimet e dyshimta të fondeve të USAID-it, keqpërdorimit të fondeve dhe dyshimeve për pastrim parash”, tha prokurori Stefanoviç.

Policia është udhëzuar të mbledhë tërë dokumentacionin rreth donacioneve të USAID-it për katër organizata joqeveritare, tha ai.

Dy organizatat me seli në Beograd, CRTA, e cila bën vëzhgimin e pavarur të zgjedhjeve në Serbi, postoi në rrjetin X se “po bashkëpunonte plotësisht me autoritetet shtetërore”, dhe organizata Nisma Qytetare e cilësoi bastisjen si një “sulm serioz kundër të drejtave themelore civile dhe vazhdimësi të trysnisë së jashtëligjshme ndaj shoqërisë civile në Serbi”.

“Përdorimi i policisë për qëllime politike paraqet një keqpërdorim të ashpër të institucioneve të shtetit për të goditur ata që mendojnë ndryshe dhe kufizim të aktiviteteve të lira dhe demokratike në Serbi”, thuhet në deklaratën e kësaj organizate.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se një paketë sanksionesh që synon Rusinë mund të zgjerohet së shpejti për të përfshirë edhe Iranin dhe...
19:54 | 14/07/2026

Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit

Armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit është në rrënim e sipër, me sulmet midis vendeve që po përshkallëzohen me shpejtësi gjatë ditëve të fundit. Një vështrim...
19:46 | 14/07/2026

Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie

Djali i Princeshës së Kurorës Mette-Marit të Norvegjisë, Marius Borg Hoiby, është liruar nga burgu dhe është në arrest shtëpiak, ndërsa apelon dënimin e tij...
19:33 | 14/07/2026