Serbia akuza Ukrainës e një vendi të BE-së për ‘mashtrim’, reagon Kievi

19 Prill 2022 | 09:40

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç akuzon Ukrainën dhe një vende të BE, që nuk e identifikon, se qëndron pas kërcënimeve false ndaj Air Serbia.

Që prej kohës kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit, shumë avionë të nisur nga Beogradi për në Moskë janë detyruar që të rikthehen në pistë pas kërcënimeve false me bombë.

Për shkak të këtyre kërcënimeve, aeroporti i Beogradit është evakuuar të paktën 3 herë.

“Shërbimet inteligjente të dy vendeve po e bëjnë këtë. Njëra është vend i BE dhe tjetra, Ukraina”, tha Vuçiç pa paraqitur ndonjë provë për këtë akuzë.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko mohoi pretendimet e Vuçiç duke e cilësuar “të pavërtetë”.

Beogradi ka refuzuar që të vendosë sanksione ndaj Moskës. Serbia, vend kandidat për anëtarësimin në BE, është thuajse plotësisht e varur nga gazi dhe nafta ruse.

Në javët e fundit, Beogradi ka votuar 3 rezoluta në OKB që dënojnë pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Në fillim të prillit, ish-prokurori zviceran Dik Marti akuzoi shërbimin inteligjent serb për organizimin e një komploti për vrasjen e tij me qëllim që të akuzohej Kosova për këtë, veçanërisht ish-presidenti, Hashim Thaçi.

Pas mohimit të pretendimit, mediat pro qeveritare në Serbi, duke cituar avokatin Goran Petronijevic akuzuan shërbimin britanik sekret MI6 se kishte një plan të tillë që më pas të akuzohej Beogradi. Gjithashtu ai tha se është përfshirë dhe shërbimi sekret i Shqipërisë në këtë çështje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026