Serbia blen armë nga Kina, pajiset me sisteme të raketave kundërajrore
Serbia po forcon forcat e armatosura me pajisje ushtarake nga Kina, veçanërisht sisteme të mbrojtjes ajrore dhe dronë.
Zëvendëskryeministri Milosh Vuçeviç, i cili është njëkohësisht edhe ministër i Mbrojtjes i Serbisë, në një intervistë për mediat pohoi se për sa i përket marrëdhënieve dypalëshe Serbi-Kinë, veçon bashkëpunimin ushtarak më së pari, dhe atë ekonomik si dhe investimet e shumta, të cilat janë shumë të rëndësishme për vendin.
Vuçeviç tha se përpjekjet për pajisjen dhe modernizimin e forcave të armatosura kanë për qëllim mbrojtjen. Presidenti i Kinës Xi Jinping, bëri thirrje për një bashkërendim më të fortë strategjik me “mikun e çeliktë” Serbinë, kur takoi presidentin e saj, Aleksandër Vuçiç, në Pekin javën e kaluar, duke u zotuar për mbështetje ndaj Serbisë në ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë tokësore të saj.
Vuçeviç tregoi se sistemi i raketave kundërajrore kineze me rreze të mesme veprimi FK-3 dhe avionët pa pilote, janë “pa dyshim” ndër sistemet më të rëndësishme të mbrojtjes që kishte vendi ka marrë ndonjëherë. Serbia ekspozoi prillin e vitit të kaluar raketat tokë-ajër të prodhuara nga Kina së bashku me pajisje të tjera ushtarake të blera nga Rusia dhe Perëndimi.
Ky përforcim i ushtrisë së saj vjen në një kohë tensionesh të larta me Kosovën, situatën me të cilën si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Rusia, e cila tradicionalisht mbështet Serbinë, po e vëzhgojnë me kujdes.
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 12:40 Momenti kur deputetë e PS qëllohen me vezë nga protestuesit sa dalin nga Parlamenti (VIDEO)
- 12:39 Balla: Dritan Goxhaj paguhet nga Irani, kemi prova
- 12:30 Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!
- 12:18 Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht
- 12:09 Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju
- 12:01 Shtëpia e Bardhë jep “dritën jeshile” për praninë e përhershme të trupave amerikane në Poloni