Serbia ekstradon disidentin nga Bahrejni

25 Janar 2022 | 20:31

Autoritetet serbe kanë ekstraduar në Bahrejn një disident pavarësisht këshillës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të shtyrë vendimin.

Rasti ishte një test për Interpol pasi organizata ndërkombëtare po drejtohet aktualisht nga një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Beogradi miratoi ekstradimin e Ahmed Jaafar Mohamed Ali në fillim të kësaj jave.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kërkoi që ekstradimi të shtyhej deri më 25 shkurt në mënyrë që autoritetet serbe të kishin më shumë kohë për të paraqitur informacion në gjykatë.

Gjykata gjithashtu kërkoi më shumë të dhëna nga autoritet për këtë rast duke paralajmëruar se Serbia rezikon të shkelë konventën evropian për të drejtat e njeriut.

Ali u ekstradua në orët e para të së hënës me një fluturim çarter nga Royal Jet, një avion privat nga Emiratet që është në pronësi të një prej anëtarëve të familjes që drejton Abu Dhabi-n.

Ministri i Brendshëm i Bahrejnit thotë se dëbimi i Ali u realizua në bashkëpunim me Interpol dhe një vend mik.

Ekstradimi i tij përbën rastin e parë që prej kohës kur Ahmed Naser al-Raisi, zyrtar i lartë i sigurisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, u zgjodh për të drejtuar Interpolin.

Raisi është akuzuar për torturë si dhe ka shqetësime se regjimet autoritare do të përdorin strukturat e Interpol për të arrestuar disidentët.

Në fillim të këtij muaji, gjatë një vizite në qendrën e Interpol në Lion të Francës, ndaj Raisi u ngrit një kallëzim për torturë.

Ali u arrestua në nëntor të vitit të kaluar në Beograd pas një urdhri ndërkombëtar për arrestimin e tij të lëshuar prej 2015.

Ai kërkoi azil në Serbi me pretendimin se rrezikonte torturim nëse kthehej në Bahrejn.

48-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm në 2013 me pretendimin se është i lidhur me aktivitet terrorist.

Organizatat joqeveritare kanë akuzuar autoritetet në Bahrejn se po përdorin të njëjta akuza për të shtypur disidentët pas protestave masive të 2011.

Emri i tij është përmendur dhe në 2015 gjatë një gjyqi për vrasjen e një oficeri policie në Emirate. Tre prej të akuzuarve u dënuan me ekzekutim dy vite më pas.

Në një raport të OKB, Bahrejni akuzohet se ka dënuar persona përmes dëshmive të rreme dhe prova të siguruara nën torturë si dhe u ka mohuar të drejtën për mbrojtje ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026