“Serbia në presion në fortë”, eksperti: Pse po e ndalon eksportin e armëve

19 Korrik 2023 | 11:54

Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se Serbia është nën presion dhe mund të ndryshojë diskursin e saj.

Ai tha se Serbia duke qenë anëtare e programit për partneritet për paqen në kuadër të NATO-s duket se ka marrë rrugën drejt shkëputjes nga ndikimi rus, ai tha se shteti fqinj mund të bëjë ndryshime në ushtrinë e saj në mënyrë që të përshtatet më tepër me atë të NATO-s

“Serbia është anëtare e programit për partneritet për paqen në kuadër të NATO-s dhe takimi që do të bëjë me Stoltenberg është në rrugën e asaj që Serbia mbase ka marrë rrugën drejt shkëputjes nga pala ruse drejt ndryshimeve eventuale politike të brendshme pasi kjo çështje duhet të shqyrtohet si një mozaik i cili të jep një pasqyrë më të qartë.

Serbia është në presion sa i përket çështjes së Aleksandër Vulinit, është në presion nga ana e palës Ruse sa i përket dhënies së pajisjeve ushtarake për Ukrainën, është në presion nga Bashkimi Europian sa i përket çështjes së dialogut me Kosovën, është në presion për ta kthyer atë në rrugën europiane.

Këto të gjitha të japin një pasqyrë që mbase pjesa e ushtrisë serbe do të ndryshojë diskursin e saj. Serbia po mendon një ndryshim te pjesa e industrisë ushtarake, që të ndryshojë kalibrin që deri më tani i ka pasur për prodhime sovjetike dhe jugosllave, ndërsa tani ta kthejë për kalibrat e NATO-s. pra Serbia po tenton të luaj kartën e “good guy””,-tha Drizan Shala për Euronews Albania.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026