Serbia nuk i ka kapacitetet për të sanksionuar Rusinë, thotë Rama
Kryeministri Edi Rama thotë se Serbia nuk i ka kapacitetet për të sanksionuar totalisht Rusinë.
Në një intervistë për “Euronews Serbia”, Rama deklaroi se do donte që Serbia të vendoste sanksione, por sipas tij, kjo do të sillte më tepër probleme sesa do ta dëmtonte Rusinë.
“Fillimisht sepse Serbia nuk i ka kapacitetit për ta sanksionuar totalisht Rusinë. Nuk ka as kapacitetet teknike për të jetuar pa gazin rus, as kapacitetet financiare për t’i mbijetuar kësaj. Dhe fakti që Serbia ka votuar 3 herë rresht në Kombet e Bashkuara për ta dënuar agresionin, madje edhe për ta përjashtuar Rusinë nga Komitetit i të Drejtave të Njeriut, kjo do të thotë shumë.
Tani, sigurisht që ne jemi 100% të rreshtuar me politikat e Bashkimit Europian për sa i përket sanksioneve. Sigurisht që unë do të doja që Serbia ta sanksiononte Rusinë, por unë mendoj që kjo do të sillte shumë më tepër probleme sesa do ta dëmtonte Rusinë. Por, nëse ky presion do t’i kishte prishur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Perëndimit, kjo do të kishte rezultuar në një katastrofë të vërtetë”, u shpreh ai.
Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
- 08:54 Presidenti lituanez paralajmëron: NATO mund të përçahet për shkak të shpenzimeve të mbrojtjes
- 08:50 Trump fal 11 të dënuar për shkelje të Aktit të Ajrit të Pastër
- 08:43 Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite
- 08:39 Marrëveshja SHBA-Iran sjell zhvillime pozitive, Franca tërheq aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” nga Lindja e Mesme
- 08:31 Mesazhi i Trump për 250-vjetorin e Pavarësisë: Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist
- 08:30 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët