Serbia pas reciprocitetit: Kosova po përgatit konflikt të madh

30 Qershor 2022 | 07:18

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën Petar Petkoviç, ka thënë se vendimi i Kosovës për vendosjen e masave reciproke për letërnjoftime dhe që pas datës 30 shtator të anulojnë vlefshmërinë e targave “KM”, paraqet “goditje të drejtpërdrejtë për të gjithë serbët”.

“Është e papranueshme që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të heshtin dhe të pretendojnë se janë të ngathët ndaj këtij kërcënimi konflikti dhe hakmarrjeje, ndërsa Albin Kurti përgatit fillimin e një konflikti të madh dhe sulmin ndaj serbëve në fund të shtatorit”, ka thënë Petkoviç, sipas mediave serbe.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se ka një ndryshim të plotë të situatës në Ballkanin Perëndimor.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, ndërsa disa të tjerë nuk kanë qenë kurrë të gatshëm për një bisedë thelbësore dhe kanë mbështetjen e fuqive perëndimore”, tha ai.

“Ata (Kosova) janë plotësisht të mbështetur nga Britania e Madhe dhe Gjermania”, tha Vuçiç.

“Ata morën dy vendime. Njëri ka të bëjë me ndalimin e hyrjes me letërnjoftime, dhe tjetri është një vendim me qëllimin e vetëm “për të dëbuar serbët nga veriu”, për të krijuar “një stuhi të re””, tha ai.

“Këtu është e qartë se nuk ka dialog dhe bisedime. Do të ketë shumë probleme. Ne gjithmonë do të përpiqemi ta ruajmë paqen, por këtë nuk e duan të tjerët, jo vetëm shqiptarët nga Kosova, por edhe mentorët e tyre”, tha Vuçiç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026