Serbia po tenton të destabilizojë Kosovën, thotë zv.ministri
Zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla thotë se Serbia po përdor metoda të ndryshme provokimi me qëllim për të destabilizuar Kosovën. Por, ai shton se Beogradi nuk do t’ia arrijë qëllimit.
“Politika serbe po përdorë metoda të ndryshme të inskenimeve dhe të rasteve në të cilat mendon ta nxisë apo provokojë situatën. Krejt këto elemente që janë faktike në provokimet e policisë dhe pjesëve të tjera dhe formave dhe mënyrave të tjera janë në vazhdën e planit serbë për destabilizim”, thotë zv.ministri i Mbrojtjes.
Sipas tij, Serbia po shmang dialogun në Bruksel, duke qenë se nuk është e gatshme të përballet me qëndrimet e Kosovës.
“Po shihet mungesa e gatishmërisë për të qenë në dialog dhe krejt këto çka i bën i ka për një synim, për të penguar dialogun sepse tani nuk po është e gatshme me hy në dialog për të biseduar”, thotë ai.
Syla shtoi se po punojnë drejt ngritjes së kapaciteteve të FSK-së në mënyrë që të arrihet sa më parë edhe anëtarësimi në NATO, për çka sipas tij, ekziston mbështetja e shumë shteteve partnere.
“Nga shumë shtete të tjera kemi mbështetje, së paku edhe verbale por edhe deklarime të cilat janë në instanca të shteteve, në pozicione dhe në aspektin institucional”, thotë ai.
Këtu ai përmend përgatitjet që i kanë filluar për pjesëmarrje në ushtrimin më të madh fushor të ushtrisë amerikane, Defender Europe 23, çka sipas tij, është sinjal i qartë i besueshmërisë që NATO dhe Shtetet e Bashkuara kanë për FSK-në.
Ai tha se paratë që po grumbullohen në Fondin e Sigurisë do të shkojnë për nevojat kyçe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Syla thekson se ka nevojë për pajisje shtesë, armatim dhe plotësim të kapaciteteve që i duhen një ushtrie.
Syla nuk tregon ndonjë shifër të përafërt për grumbullimet në këtë fond por shton se investimi i tyre do të analizohet nga ekspertë ushtarakë.
Sipas tij kontributi më i madh po vjen nga mërgimtarët të cilët sipas tij kanë biznese dhe po shprehin në masë të madhe interesim për këtë fond.
Më 2 mars të këtij viti Qeveria e Kosovës ka themeluar Fondin e Sigurisë në të cilin mund të kontribuojnë qytetarët dhe donatorë të ndryshëm.
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim
- 10:23 Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat
- 10:17 Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja