Serbia shkon në zgjedhje, Vuçiç: Do përballem me kërkesat e opozitës

18 Shtator 2023 | 14:04

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se synon të përballet me kërkesat e vazhdueshme për zgjedhje të parakohshme, si politike edhe lokale, të bëra nga opozita.

Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e së dielës për televizionin privat “Pink”, Vuçiç ka thënë se dëshiron të caktojë mbajtjen zgjedhjeve brenda vitit, me procesin që mund të zhvillohet 4 marsin e ardhshëm.

“Në këtë mënyrë, edhe opozita mund të festojë ditëlindjen time me një humbje të re”, ka deklaruar me ironi presidenti, duke aluduar për ditën e tij të lindjes, më 5 mars, 1970.

Në Serbi, legjislatura ka një jetëgjatësi prej 4 vitesh. Zgjedhjet e fundit në vend u mbajtën më 3 prill 2022, kur në të njëjtën ditë u votua për zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe administrative për 14 komuna, përfshirë Beogradin.

Ishte një takim elektoral i parakohshëm që shënoi triumfin e njoftuar të Vuçiç dhe partisë së tij Partia Progresiste Serbe.

Në legjislativet, subjekti politik në fjalë siguroi mbi 42 për qind të votave kundrejt 13 për qind të një grupi partish opozitare.

Ndërsa në ato presidenciale, vetë Vuçiç mori rreth 58 për qind të votave që në raundin e parë duke konfirmuar mandatin e dytë pesëvjeçar.

Partia e tij korri sukses edhe në zgjedhjet lokale, duke fituar me shumicë dërrmuese Beogradin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata

Sistemi EES, një mekanizëm për regjistrimin e shtetasve të huaj që hyjnë dhe dalin nga zona Schengen, rrezikon të shkaktojë kaos në aeroportet evropiane gjatë...
17:26 | 02/07/2026

Lumasi me prodhim të bollshëm pjeshke, fermerët ankohen për çmimin e ulët të shitjes

Prodhimi i pjeshkës dhe nektarinës në Lumas të Cërrikut ka qenë i bollshëm këtë vit, por fermerët thonë se çmimet e ulëta të shitjes po...
17:06 | 02/07/2026

Gjirokastra shënon shtigjet malore, më shumë siguri dhe orientim për turistët

Në Gjirokastër ka nisur shënimi i shtigjeve malore, një iniciativë që synon promovimin e turizmit të aventurës dhe nxjerrjen në pah të vlerave natyrore e...
16:59 | 02/07/2026