English

“Serbia zëri i Rusisë në Ballkan”, Osmani: Beogradi kërkon kthimin e para ’90-ës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Serbia nuk nguron të na kujtojë qëllimet e saja të vërteta, të kthejë Ballkanin e para viteve 90-të, falë ndihmë së Rusisë”.

- Advertisement -

Kështu deklaroi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në konferencën “Demokracia, të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i paqes”, e organizuar nga Universiteti i Prishtinës së bashku me Universitetin e Arkansasit të SHBA-së me rastin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s.

“Fatkeqësisht, forcat e errëta janë ende shumë aktive sot. Çdo ditë që kalon, Serbia nuk turpërohet të na kujtojë qëllimet e saj më të vërteta. Serbia, përfaqësuesja e Rusisë në rajonin tonë, është e përkushtuar që ta kthejë rajonin tonë në vitet ’90. Serbia dhe aleatët e saj duan të zhbëjnë gjithçka që kemi arritur së bashku gjatë viteve, dhe ata mendojnë se një sulm ndaj Kosovës nuk është vetëm një sulm ndaj një vendi fqinj, është një sulm kundër NATO-s, kundër Shteteve të Bashkuara, kundër Britanisë së Madhe, kundër sukseseve tona të përbashkëta, kundër vlerave që qëndrojnë në themelin e Komunitetit Euro-Atlantik, dhe ata po mendojnë se kjo nuk është vetëm për të fituar një betejë, por për të çmontuar një sistem vlerash. ne duhet të mbetemi të palëkundur në vendosmërinë tonë për të refuzuar dhe për t’u thënë jo synime të tilla. Ne rezistuam atëherë, ndërsa refuzojmë sot”, tha Osmani

Në konferencë mori pjesë edhe ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.

Ky i fundit kujtoi se ndërhyrja e NATO-s ndaj Serbisë, 25 vjet më parë, erdhi në momentin kur të gjitha mjetet diplomatike shteruan, dhe se pavarësisht asaj çfarë ka ndodhur, ecja e Kosovës drejt aleancës së Atlantikut të Veriut dhe BE-se është zbatimi i zotimeve qe dalin nga dialogu.

“Rruga e vetme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, nuk ka rrugë tjetër, dhe konkretisht mirëbesim dhe zbatim të plotë të të gjitha zotimeve që ka marrë Kosova në kuadër të dialogut… Ne shikojmë nga kjo qeveri ashtu siç kemi kërkuar nga të gjitha qeveritë e mëparshme të Kosovës që të punojnë në partneritet me ne, ndërsa ne vazhdojmë në përpjekjet tona së bashku për të ndërtuar një rajon të qëndrueshëm, të begatë, multietnik dhe të sigurt të Ballkanit Perëndimor.. Më shumë se 25 vjet që nga Operacioni i Forcave Aleate dhe pothuajse 25 vjet nga Çlirimi i Kosovës, populli i Shteteve të Bashkuara ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë krenar të qëndrojë krah për krah me popullin e Kosovës”, u shpreh ambasadori amerikan.

Pjese e takimit përmes një videokonference ishte edhe Wesley Clark, komandanti suprem i aleatëve në Evropë i NATO-s gjatë viteve 1999-2000.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?