Sërish zjarr në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë

30 Qershor 2024 | 13:52

Instituti i Mjekësisë Ligjore bëri të ditur se në orët e hershme të 30 qershorit, një nga korridoret e daljes emergjente të tij është përfshirë nga zjarri.

Në njoftimin e IML-së u tha se zjarri u lokalizua nga stafi dhe më pas u shua nga zjarrfikësit.

“Sipas vlerësimeve preliminare, shkaku i zjarrit ka qenë defekti elektrik në njërën nga pajisjet elektrike në korridor, mirëpo mendimi përfundimtar do të jepet pas ekspertizës finale e cila do t’i dorëzohet Prokurorisë. Dëmi material është i vogël”, u tha në njoftim.

Vitin e kaluar, në IML kishin shpërthyer dy zjarre, në mars dhe në nëntor.

Në njoftimin e 30 qershorit, IML-ja tha se ndërtesa e institutit do t’i nënshtrohet rinovimit, sapo të përfundojnë procedurat e prokurimit, në fillim të muajit korrik.

Projekti për renovim, në vlerë prej 900.000 eurosh, sipas IML-së, do të përfshijë “instalimin e sistemit kundër zjarrit, zëvendësimin dhe riparimin e instalimit elektrik, ventilimin dhe klimatizimin e ri, si dhe ridizajnimin e hapësirave të punës”.

Instituti i Mjekësisë Ligjore është përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit mjekoligjor në vend, për të siguruar shërbime mjekoligjore, mësimdhënie dhe shërbime përkrahëse për familjet e personave të zhdukur shkruan REL.

Po ashtu, IML-ja ka për detyrë sigurimin e ekspertizës mjekoligjore për organet publike, udhëheqjen e hetimeve mjekësore për vdekjen në vendin e ngjarjes, kryerjen e zhvarrosjeve, kryerjen e inspektimeve pas vdekjes dhe kryerjen e autopsive.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026