“S’është gjendur arma nga u krye qitja”, Bregu: SPAK e pa që dosja kishte probleme
Gazetari Sokol Bregu tha në “Review” në Euronews Albania se SPAK nuk e ka marrë përsipër të vazhduar dosjen e 21 janarit, pasi ka parë se ka pasur pamundësi për të kryer hetime të mëtejshme.
Ai tha se për vrasjen e Aleks Nikës, prova e vetme është gëzhoja e cila u gjend në trupin e tij, por pazi i kanë bërë analizën, ekspertët balistik nuk kanë arritur të thonë se nga cila armë mund të të ketë dalë.
“SPAK ka parë vështirësi dhe moskopetencë. Edhe Gjykata e lartë në vendimin e saj thotë , për aq sa mund të hetohet. Pra edhe ajo ka vërejtje. Procedimi është i regjistruar në prokurorinë e Tiranës, SPAK nuk e ka marrë përsipër për ta vazhduar, në rastin konkret procedimi mbetet i hapur sepse nuk është gjetur ende vrasësi i Aleks Nikës.
Por cilat janë provat për të rihapur edhe njëherë këtë dosje, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ne kemi vetëm një plumb që është i shkatërruar plotësisht, që nuk përbën një provë materiale, i është bërë balistika dhe nuk gjendet nga cila armë është bërë qitja.
Tani mund të presim në rast se del ndonjë i penduar. Unë në këtë pikë e shoh. Në pikën tjetër duke qenë se ka pasur shumë vështirësi në këtë çështje, unë nuk mendoj se SPAK e ka refuzuar sepse ka pasur frikë, por e ka parë si një pamundësi të saj për të kryer hetime të mëtejshme. Dosja ka patur probleme të mëdha e këtë e ka thënë edhe Strasburgu”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
- 16:29 80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
- 16:21 Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën
- 16:17 Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale
- 16:13 Shpërthen kolera në perëndim të Sudanit, 30 persona humbin jetën, 800 të tjerë të infektuar
- 16:10 Kina synon të eksportojë robotë për zbulimin dhe mbrojtjen e kabllove nënujore