“S’është peshk që shkon pas rrjedhës”, Dritan Hila përplaset me Luçiano Boçin

18 Tetor 2022 | 21:49

Analisti Dritan Hila dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi kanë debatuar në lidhje me situatën aktuale brenda kësaj force politike.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Hila tha se fraksioni i Enkelejd Alibeajt ka shumicën e deputetëve dhe se nuk do të ketë bashkim të PD-së.

Sipas tij, Berisha nuk është nga ai lloj peshku që shkon pas rrjedhës.

“Berisha ka vetinë, që ku është Berisha, është kreu i tavolinës. Edhe pse ka një numër të vogël deputetësh. 1/3 i ka Berisha, 2/3 i ka grupi tjetër. Shumicën e ka fraksioni i Alibeajt. Janë dy fraksione që po luftojnë aty. Nuk mendoj se do ketë një bashkim, Berisha nuk është nga ai lloj peshku që shkon pas rrjedhës”, u shpreh ai.

Ndërsa, Boçi nënvizoi se grupi që mbështet Berishën është më i madh në numër.

“Të bëj një vërejtje. Nuk është ky ballafaqim. Nëse ballafaqojmë numrat, ata kanë një grup, të mos futemi në kurthin e numrave’, theksoi Boçi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026