Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

22 Nëntor 2024 | 08:47

Rusia e ka furnizuar Korenë e Veriut me raketa kundërajrore në këmbim të marrjes së mijëra trupave koreano-veriore, tha të premten një zyrtar i lartë i Koresë së Jugut.

Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe vende të tjera thonë se Koreja e Veriut ia ka dërguar më shumë se 10.000 trupa Rusisë, për ta ndihmuar në luftën kundër Ukrainës.

Se çfarë do t’i jepte Rusia Koresë së Veriut në këmbim ka qenë qendër të vëmendjes.

Drejtori për Siguri Kombëtare i Koresë së Jugut, Shin Wonsik, tha për televizionin SBS të premten se Seuli ka gjetur se Rusia i ka dhënë raketa kundërajrore dhe pajisje të tjera Phenianit, për ta ndihmuar ta përforcojë rrjetin e mbrojtjes ajrore.

Shin thotë se Rusia i ka dhënë edhe mbështetje të shumëllojshme ekonomike Koresë së Veriut.

Seuli dhe Uashingtoni kanë shprehur shqetësimin e tyre se Rusia mund t’i dërgojë Koresë së Veriut teknologji të ndjeshme bërthamore dhe raketore.

Agjencia e Inteligjencës e Koresë së Jugut njoftoi ligjvënësit të mërkurën se Koreja e Veriut i ka dërguar Rusisë së voni sisteme shtesë artilerie. Muajin e kaluar, Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës tha se Koreja e Veriut i ka dërguar më shumë se 13.000 kontejnerë me artileri, raketa dhe armë të tjera konvencionale në Rusi prej gushtit të vitit 2023, për t’i ndihmuar Moskës t’i plotësojë rezervat e armatimit gjithnjë e më të pakësuar.

Në fillim të kësaj jave, Koreja e Veriut dhe Rusia arritën një marrëveshje të re për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik pas bisedimeve të nivelit të lartë në Phenian, sipas mediave shtetërore të të dyja vendeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?

Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Narendra Modit në Indi, vetëm një ministër i kabinetit kishte dhënë dorëheqjen më parë, dhe kjo për shkak të...
09:25 | 27/07/2026

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026